E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrëfehet infermieri hajdut: Kisha borxhe dhe kredi për të larë (Zbardhet skema e grabitjes)

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i infermierit Nikolin Ciko në Korçë. Në deklaratën e tij pranë policisë, ai ka pranuar vjedhjen e medikamenteve.

 

Reklamë

Justifikimi që përdori për këto veprime ishte se kishte borxhe dhe kredi për të larë. Nikolin Ciko ishte infermier në urgjencë dhe merrej me pacientët me COVID.

 

Për këtë arsye ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.

 

Skema që përdori infermieri për të grabitur ishte kjo: Te farmacia e spitalit që çdo infermier paraqet recetën për të marrë medikamentet, Ciko ka thyer dritaren duke kaluar tunelin e duke i vjedhur në farmacinë e spitalit ilaçet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë