Një i ri shqiptar ka rrëfyer të fshehtat e tregtisë së drogës në Londër dhe anën më të errët të saj.

28-vjeçari Selamet Mehmetaj promovon dhe lidhet me klientët e tij përmes Instagramit me emrin “gjaku shqiptar”, nga ku edhe poston video për të treguar fabrikën e tij të kanabisit dhe llojet e disponueshme.

I riu i cili qarkullon në rrugët e Londrës me një Benz, i cili kushton 50 mijë paund pa targa, shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Britaninë e Madhe me 2,500 bimë kanabis dhe mbledh sytha për t’i shitur.

Duke u “rrëfyer” për Daily Mail, ai e bëri të qartë se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me vetëbesim se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante, dhe se i mori paratë përpara se t’i priste një këmbë.
Instagrami e fshiu si llogari “gjaku shqiptar” pasi u kontaktua nga Daily Mail.

Por ndërsa faqja ishte ende aktive, gazetarët e fshehtë të Mail-it kanë marrë rolin e klientit dhe e kanë kontaktuar përmes Instagramit.
Mehmetaj i ka takuar pranë shtëpisë së tij në Palmers Green.

Po çfarë ndodhi gjatë takimit?
Ai tregoi se si ka shmangur një akuzë të ngritur ndaj tij për armëmbajtje pa leje, pavarësisht se policia i ka gjetur një armë ruse, të cilën e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke sqaruar se së bashku me avokatin kanë shpikur një historik për ta kamufluar.

Veç kësaj ai i ka treguar se si i shpenzoi paratë nga biznesi i tij i paligjshëm për një mënyrë jetese “të shthurur” duke përfshirë një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50,000 paund.
Mehmetaj me origjinë nga Tropoja, ka zhvilluar një perandori të lulëzuar droge në Mbretërinë e Bashkuar dhe një faqe në mediat sociale për ta promovuar atë.

“Kam njerëz që marrin çdo muaj nga unë për magazinat e tyre.”, tha ai gjatë intervistës. Ky është artikulli i dedikuar “djallit”, shqiptarit që furnizon me kanabis të gjithë Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *