E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrëfehet i plagosuri në Dibër: Tre persona më bënë pritë

Faik Zeqaj i cili u paraqit në Spitalin Rajonal të Dibrës me plagë në këmbë ka dhënë versionin e parë të ngjarjes. Burime pranë spitalit thanë se Zeqaj ka deklaruar se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij, kur është goditur nga një tjetër automjet.

 

Në momentin që ai ka dalë jashtë për të parë se kush e goditi, Zeqaj ka deklaruar se ka parë tre persona me maskë dhe njëri prej tyre ka gjuajtur me armë zjarri drejt tij duke e plagosur në këmbë. Ky është versioni paraprak i dhënë në ambjentet e spitalit para oficerëve të policisë.

 

Reklamë

Ndërkohë mjekët që kanë asistuar në momentin e mbërritjes së Faik Zeqajt thanë se ky i fundit nuk ka plumb në këmbë, por gërvishtje.

 

Policia e Dibrës pritet të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë