Subscribe

Milaim Bellanica është dëshmitari i masakrës së Krushës së Madhe i cili xhiroi ekzekutime, fjalime të ndryshme të serbëve në Krushë të Madhe. Videoja me rrëfimin e tij ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit dhe është kundërshtuar nga palë të ndryshme. Bellanica shprehet se xhirimet e tij ia dorëzoi z. Lulzim Basha dhe Dashamir Pezës. Kreu I PD-së ka mohuar akuzat e Bellanicës hedhur ndaj tij, dhe është shprehur se nuk e njeh Milaimin.

Për të folur lidhur me këtë çështje I ftuar në Spotlight me Alban Dudushin, në Vizion Plus, Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar PS ka treguar se pse zgjedh të besojë Bellanicën dhe jo Bashën, në mesin e kësaj historie.

“Jo, sepse Lulzim Basha është një gënjeshtar i vërtetuar, por sepse rrethanat e ngjarjes të treguara nga  Milaim Bellanica konfirmojnë dhe lidhen me disa elementë të cilat do t’i marr.

Së pari nuk kemi kuptuar ende thelbin e kësaj çështjeje. Ajo që për mua është e rëndësishme sot, është fakti që në krye të Partisë Demokratike kemi një person i cili, po i referohem komandant Gashit, një prej 4-5 komandantëve më të mëdhenj të UÇK-së, në momentin e arrestimit të tij, një nga personat që ishte sjellë më keq ishte z.Lulzim Basha.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *