Rrebesh golash në “La Liga”

Rrebesh golash në “La Liga”
Rrebesh golash ne sfidën hapëse te javës se pare kampionatit spanjoll nga Barcelona dhe Sevilja. Katalanasit shpartalluan Betis ne “Kamp Nou” me rezultatin e thelle 6-2 ne nje ndeshje qe u zhbllokua qe ne minutën e 6 nga Arda Turan, per te marre frenat e lojës me pas Lionel Mesit autor i dy golave dhe Luis Suarez qe e çoi tre here topin ne rrjete. Ndërkohe ne takimin e mbrëmjes, Sevilja mundi ne nje ndeshje mjaft emocionuese Espanjol 6-4. Edhe pse miqtë shënuan te paret qe ne fillim te takimit, andaluzit përmbysen shifrat deri ne minutën e 22, ndërkohe qe pjesa e pare u mbyll ne shifrat e pabesueshme 3-3, me miqtë asnjëherë ne pozitat e inferiorit. Por me faktorin fushe ne favor te tyre, Sevilja arriti te gjente edhe tre here te tjera rrjetën ne pjesën e dyte përpara se Moreno, 11 minuta nga fundi per miqtë te siglonte shifrat përfundimtare 6-4. Me mendjen te takimi i kthimit i play-off-it te Champioons League ne mesjave, Villareal ngeci ne Granada 1-1. Edhe pse shënuan te paret ne minutën e 61 me Castilley e ashtuquajtura “nëndetësja e verdhe” u barazua 4 minuta me vone nga vendasit fale golit te Ponce.
Leicester ndahet në paqe me Arsenal
Pas humbjeve ne javën e pare te Premier League, Lecister dhe Arsenal u ndanë ne barazim pa gola ne te dytën ne King Power stadium, me te dy ekipet qe akoma nuk po gjejne rrugën e fitores. Pas nje pjese te pare jo emocionuese me dy ekipet te vëmendshme per te mos gabuar, te dy skuadra e bene ndeshjen me te gjalle ne 45 minutat e dyta. Topçinjtë te rrezikshëm me Cazorla dhe Wallcot ndërsa “dhelprat” pranë golit ne finale te ketij takimi me Mahrez, por pa arritur te mposhte portierin Ceh.




