Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
02 June 2026
Vizion fokus

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos më jep...

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë projekt për...

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga detyra

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”, Trump bisedë...

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë, makina mbetet...

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e marrëdhënieve me...

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen 19 anëtarët...

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë gjejnë zgjidhjen...

Rrajat i “hanë kokën” titullarëve të policisë në Krujë; transferohen 26 efektivë

17 Korrik 09:47

Dhuna e pjesëtarëve të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja është bërë shkak që 3 prej drejtuesve të policisë së krujës të shkarkohen.

 

Oficerët e liruar nga detyra janë shefi i komisariatit, Elton Shahini, zëvendësi i tij Ajet Bega, si dhe drejtuesi i patrullës, Anri Nazaj. Po ashtu, 26 policë janë transferuar.

 

Në krye të komisariatit të Krujës do të jetë Kreshnik Alimadhi, i cili do të ketë në dispozicion edhe një grup të posaçëm të forcave operacionale.

 

Detyra e parë e tij është arrestimi i protagonisteve të dhunës, si dhe rikthimi i rendit në zonën problematike të Niklës.

 

 

Në vijim të masave të ndërmarra për ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku një ndër to ishte dhe rinovimi i personelit të niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë, si dhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve kundër jetës e pronës, janë kryer emërimet në detyrat e nivelit menaxherial të shefit të Komisariatit, zëvendësshefit të Komisariatit ai dhe shef për Hetimin e Krimeve si dhe të shefit të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme.

Njëkohësisht janë marrë masat dhe kryer emërimi dhe caktimi në detyrë i 26 punonësve të policisë, të marrë nga Komisariatet e tjera të Policisë në varësi të DVP Tiranë, bazuar në përvojën, eksperiencën dhe integritetin e tyre.

Bazuar në Vendimin e Këshillit të Lartë të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues i Parë Tonin Vocaj, kanë firmosur ndryshimet për strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, konkretisht:

– Lirimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Elton Shahini dhe emërimin në këtë detyrë të Komisar Kreshnik Alimadhi.

– Lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Komisariatit/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, Nënkomisar Ajet Bega dhe emërimin në këtë detyrë të Nënkomisar Sadik Topuzi,

– Lirimin nga detyra të Shefit të Seksionit në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Krujë nënkomisar Anri Nazaj dhe emërimin në këtë detyrë të Nënkomisar Dashamir Ilamaj

– Transferimin e menjëhershëm të 26 punonjësve të Policisë të nivelit zbatues, pjesë të strukturave të njësisë operacionale, të strukturës së Policimit në Komunitet dhe të Patrullës së Përgjithshme.

Ndryshimet e fundit, nuk erdhën vetëm si pasojë e ngjarjes së datës 06.07.2023, por dhe si rrjedhojë e një analize të gjerë të punës të bërë për 6-mujorin e parë të vitit 2023, bazuar në statistikat e kriminalitetit dhe problematikave të tjera të rendit e sigurisë, ku një numër personash me precedent kriminal, banorë të juridiksionit territorial që mbulon Komisariati i Policisë Krujë, janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale me impakt tek qytetarët.

Me qëllim forcimin e rendit dhe sigurisë në këtë territor, bazuar dhe në hartën e re gjyqësore dhe organizimit të sistemit të Prokurorisë së Përgjithshme është bërë dhe riorganizmi i strukturave për ti paraprirë një qasjeje të re të kontrollit të territorit, të evidentimit dhe goditjes së aktiviteteve kriminale si dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në këtë territor.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë duke qenë përgjegjëse për çështjet e rendit dhe sigurisë, janë komanduar në Komisariatin e Policisë Krujë një trupë policore e repartit special Shqiponja dhe Shigjeta, me qëllim kontrollin më të mirë të territorit dhe për një reagim më të shpejtë në rast problematikash.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
efektive Rraja titullare

Nga e njëjta kategori

Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen rregullin” dhe hyn në Ferma Vip: Hera e parë në një reality

më shumë...

Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin: Kërkoi informacione nga jashtë

më shumë...

Nis Ferma VIP 3, surpriza, eliminime dhe emocione të forta! Ndiqeni LIVE në Vizion Plus

më shumë...

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë projekt për të anuluar, mos manipuloni qytetarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:56

Shtyhet televotimi, Sara: Zhaku do vazhdojë të...

11:41

“Zgjedh të jem në jetë ai që...

10:27

Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen...

10:13

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos...

9:57

“Po argëtohem duke u tallur”, Zhaku, Iliri...

9:26

Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai...

9:10

Nis Ferma VIP 3, surpriza, eliminime dhe...

9:03

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë...

8:55

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga...

8:49

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”,...

8:23

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të...

8:20

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

8:08

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë,...

7:55

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e...

7:54

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen...

7:53

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë...

7:36

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

7:20

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak...

6:30

Rama nga Berati: Investimin në Berat do...

6:27

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar...

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.