Në videon e publikuar në rrjete sociale, ku punonjësi i policisë së qarkullimit rrugor në Pogradec ka goditur një drejtues mjeti, mësohet se polici është pezulluar menjëherë nga puna me urdhër të drejtorit Muhamet Rrumbullaku.

 

Sipas burimeve bëhet me dije se polici ka ndaluar një shtetas, i cili ka qenë pa rrip sigurimi dhe nuk jepte dokumentat për verifikim.

 

Në ato momente, ka filluar debati ku drejtuesi i mjetit ka ofenduar rëndë punonjësin e policisë, dhe për këtë shkak polici e ka goditur.

 

Çështja ka kaluar në prokurori dhe AMP po ashtu po merret me zbardhjen e rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *