Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Bulqizës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

 

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.XH., të cilit, policia i gjeti gjatë kontrollit fizik edhe dy thika në brez.

 

Policia bën të ditur se si pasojë e plagëve të marra, e dhunuar ka përfuduar në spital, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , menjëherë pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën , menjëherë kanë shkuar në adrësën e dhënë duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizk ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë. Në pëfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi : LXh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky shtetas në banesën e tij është konfliktuar me nënën duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru) e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *