E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rrahu lojtarët, procedohet penalisht ish trajneri i Laçit/ VIDEO

Një ish trajner I ekipit të paratërinjve të Lacit u procedua penalisht pas videos të bërë virale në rrjetet sociale ku ai shihej duke dhunuar dhe ofenduar futbollistet e vegjel.

 

Ndue Tarazhi 77 vjec, banues në Lac u shoqërua për të dhënë shpjegime mbi këtë sjellje skandaloze ndërsa ndaj tij nisi procedimi penal përe keqtrajtim dhe fyerte të futbollisteve të mitur.

 

Reklamë

Policia sqaroi se nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi Ndue tarazhi.,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të Klubit të futbollit LAÇI.

 

Në pamjet e rënda që bënë xhiron e mediave online, duket trajneri Tarazhi I cili duke I kërkuar llogari lojtarëve të tij pas një humbje përdor dhunë ndaj disa prej lojtarëve që nuk janë më shumë se 16-17 vjec.

 

Fjalori I rëndë dhe aq më teper keqtrajtimi I femijeve, tregon realisht mjedisin e real, aspak edukativ në të cilën bëhet sport në vendin tonë.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë