Kronikë
Rrahu gruan dhe e kërcënoi se do e vriste me bajonete, pranga 46 vjeçarit

Një 46 vjecar u arrestua në Cerrik pasi dhunoi barbarisht gruan e tij.
Policia bëri te ditur se ka arrestuar shtetasin F.Q., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në mënyrë të vazhdueshme.
Reklamë
Gjithashtu ai e ka kërcënuar me jetë me një armë të ftohtë( bajonetë) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
46 vjecari akuzohet për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




