E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrahu burrin e tezes/ Arrestohet 53 vjeçari në Gjirokastër

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 53 vjeçarin me iniciale L.M, i cili akuzohet se ka dhunuar burrin e tezes së tij.

 

Përveç dhunës fizike, ai dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë psikologjike ndaj 66 vjeçarit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një 66-vjeçari (bashkëshorti i tezes së tij), i cili është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh