E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrahje para qendrës së votimit, një i plagosur rëndë

Disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin  në afërsi të qendrës së votimit në fshatin Gurrë e Madhe në Bashkinë e Klosit.

Burime nga policia thonë se personat janë konfliktuar fillimisht në mënyrë verbale e më pas me mjete të forta.

Për pasojë njëri nga të përfshirët në sherr është dëmtuar rëndë dhe është dërguar në spitalin e Burrelit.

Nënkryetari i KZAZ 17 në Klos,  Jetmir Dedolli tha se konflikti nuk ka ndodhur në ambjentet e qendrës së votimit dhe se procesi ka vijuar pa probleme aty.

Vazhdo të lexosh

Reklamë