Gjithashtu proçedohet penalisht në gjendje të lirë punonjësi i ujësjellsit.

 

Forcat e rendit në Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Andon  Bërdufi 55 vjeç, dhe  Uran Bërdufi, 29 vjeç,  banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan.

 

Dy vëllezerit Bërdufi  në fshatin Katundi i Ri, në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për  shkak të detyrës  kanë goditur me grushta e sende të forta punonjësin e ujësjellësit, shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

 

Gjithashtu u  procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F.B.,punonjësi i ujësjellsit,  pasi ka goditur me grushta shtetasit Andon Bërdufi dhe Uran Bërdufi.

 

Dy vëllezerit  A.Bërdufi dhe U.Bërdufi,  akuzohen për vepren “Plagosje e lehtë me dashje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *