Rrahin barbarisht gratë, dy të arrestuar në Elbasan

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen për dhunë në familje.
Sipas uniformave blu i ndaluari A. S., 35 vjeç, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë dhe 44 fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Gjithashtu S. S., 41 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij duke i kanosur me thikë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një thikë dhe një dorezë e modifikuar.




