Subscribe

Shume qytetarë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit i janë drejtuar zyrave të Bashkisë Durrës për të kryer aplikimin për përfitimin e bonusit te qirase.

Banorët përballen çdo ditë me radhë të gjata ndërsa tregojnë vështirësitë që hasin për gjetjen e shtëpive me qira ne zonen e Durresit.

Por nga ana tjetër në radhë ka dhe qytetarë të shumtë që tashmë jetojnë në apartamente me qera por qe ende nuk e kanë përfituar bonusin.

E ndërsa qytetarët përballen me vështirësi në aplikime, disa thonë se u kanë humbur dokumentet.

Por nënkryetari i Bashkisë Durrës, Florian Tahiri thotë se pavarësisht vështirësive, autoritetet po punojnë me qëllim dhënien e bonusit.

Rreth 4000 persona kanë aplikuar në Bashkinë Durrës për marrjen e bonusit të qerasë ndërsa sipas autoriteteve k numër pritet të shojë në rreth 5000 deri në fund të procesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *