E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Rozana Radi dedikim prekës për xhaxhain e saj

Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Françesk Radi ka dy vite që është ndarë nga jeta për shkak të një hemorragjie cerebrale.

 

Vendin bosh që ai ka lënë në muzikë dhe familje nuk mundet ta zëvendësojë askush. Në këtë ditë të trishtë Rozana Radi ka sjellë në mendje një kujtim të bukur me xhaxhain e saj, të cilin ka treguar se e konsideronte si babain e dytë.

 

Reklamë

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shfaqet e lumtur përkrah Françeskut. “2 vite pa ty, por gjithë jetën me muzikën tënde. Gjithmonë me ty Franko”.

 

Françesk Radi u bë shumë i njohur për publikun me këngët e tij si “Biçikleta” apo “Adresa” dhe për frymën e re që solli në muzikën e lehtë shqiptare.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë