Subscribe

Pak ditë nga largimi i saj si shefe e marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi,  paditi në gjykatën administrative prokuroren e përkohshme Arta Marku. Sipas saj urdhri është i paligjshëm ndërsa ky vendim erdhi pas dërgimit të emrave të ish-deputetëve Aqif Rakipi e Gledjon Rehovica në KQZ pa u konsultuar më parë me Markun.

 

“Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në zyrën e saj, në prani të dy prokurorëve të tjerë në Prokurorinë e Përgjithshme me funksione drejtuese, dhe konkretisht Adnan Xholi, Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore dhe Thoma Jano, Drejtor i Drejtorisë së Përgjimeve, i ka deklaruar paditëses Rovena Gashi se «Dërgimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të vendimeve të Sektorit të Dekriminalizimit, në lidhje me rezultatet e verifikimit për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, pa u konsultuar paraprakisht me të dhe pa firmën e saj, përbën shkelje ligjore dhe etike. Për këtë qëllim, lirohesh nga detyra e Drejtorit të kësaj Drejtorie.”

 

Veç të tjerave, Gashi shprehet në padi se ajo u shkarkua me argumentimin e ndryshimit të strukturës, por që nuk është firmosur ende.

 

“Së dyti, edhe nëse do të kishte kompetencë për ndryshimin e strukturës së Prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurorja e përkohshme nuk ka miratuar asnjë urdhër për ndryshime në organikë. Pra, Rovena Gashi është shkarkuar me argumentimin e ndryshimit të strukturës, ndërkohë që, të paktën deri në dorëzimin e padisë, kryeprokurorja e përkohshme nuk ka firmosur asnjë urdhër për ndryshimin e strukturës.”

 

Sipas Gashit, ligjvënësi ka parashikuar mbrojtje të veçantë për statusin e prokurorëve për të shmangur veprime abuzuese nga kryeprokurori i përkohshëm. Ish-drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme shprehet se vendimi është i paarsyetuar  ndaj dhe vijon të mbetet i pavlefshëm. Me padinë në gjykatën administrative Gashi synon ta shpallë urdhrin të paligjshëm, e për pasojë të realizojë dhe kthimin në detyrën e mëparshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *