Prokurorja Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj, Dritan Gina shprehen shqetësimin se ankimimi I tyre në Kolegjin e Posacëm të Apelimit për pezullim të padrejte nga puna po zvarritet qëllimisht nga KPA-ja.

 

Ankimimi është bërë për shkak se ata janë pezulluar nga puna si prokurorë të thjeshtë për shkak se ndaj tyre ka nisur hetime nga prokuroria e Durrësit.

 

Gashi fillimisht pohon se ajo dhe bashkëshorti I saj nuk janë njoftuar as nga Prokuroria e Durrësit për hetimin që kishte nisur ndaj tyre.

 

Ajo thot se kryeprokurorja e përkohshme Gashi është e ngarkuar me hakmarrje primitive dhe e orkestruar nga urdheruesit e saj.

“KPA ka hedhur shortin për caktimin e trupës që do të shqyrtojë ankimin tonë, duke zgjedhur edhe relatorin. Për shkak të një situate të parashikuar ligjore, relatori ka dhënë dorëheqjen. Por, këtu regjistrohet edhe situata më absurde. Pas kërkesës sonë për informacion, Kryetarja e Kolegjit të Apelimit na njofton se do të ri-hidhet shorti për caktimin e trupës gjykuese dhe relatorit. Por, procedura e ri-caktimit të trupës gjyqësore do të shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka një Rregullore të posaçme për të përcaktuar modalitetet e ndryshimit të relatorit të çështjes dhe do kohen e tij per te miratuar një rregullore të tillë.

Kjo zvarritje e pajustifikuar dhe e lejuar nga ana e Kryetares së KPA, duke mos regjistruar ende ankimin tonë për gjykim, duke penguar krijimin e një trupe gjykuese për marrjen në shqyrtim të çështjes sonë, ndërkohë që interesat e cënuara nga akti i ankimuar janë jetike e, për më tepër, është kërkuar marrja e masës së pezullimit, përbëjnë jo vetëm shkelje të së drejtës për proces të rregullt, por edhe paragjykim në themel të saj.
Ne baze te nenit 179 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Kolegji i Apelimit, ne rastin e juridiksionit disiplinor eshte nje gjykate e shkalles se pare qe shqyrton ligjshmerine e masave administrative te marra nga organet publike ndaj gjyqtareve, prokuroreve dhe inspektoreve te tjere.
Ne baze te nenit 4 te Ligjit Nr.84/2016 dhe nenit 5 te Rregullores “Per veprimtarine e Kolegjit te Apelimit”, ky kolegj, gjate shqyrtimit te ceshtjeve qe i paraqiten, do te zbatoje rregullat procedurale te parashikuara ne Kodin e Procedurave Administrative dhe ne Ligjin per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative.
Ne kete kuader, KRYETARI I Kolegjit duhet te kishte shqyrtuar kerkesen per heqje dore te relatorit ne perputhje me percaktimet e nenit 1 pika 2 te Ligjit per Gjykaten Administrative dhe ne baze te neneve 72 , 73 te Kodit te Procedures Civile.

Vendimi i dhënë nga një trupë gjyqësore, brenda një afati të arsyeshëm, përbën objekt ankimi në gjykatën më të lartë. Zvarritja e pajustifikuar dhe për një afat të pacaktuar për regjistrimin, caktimin e trupës gjykuese dhe shqyrtimin e çështjes, është përgjegjësi personale e Kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këtë kuadër, sot, kur kanë kaluar 14 dite nga depozitimi i ankimit tonë, kërkojmë zhbllokimin e kësaj procedure dhe mosmbajtjen peng të saj me justifikime rregulloreje.
Është shumë e rëndësishme që Kryetarja e KPA të zbatojë Kushtetutën, ligjin për Vetingun, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin për Gjykatën Administrative dhe Kodin e Procedurës Civile.

Duke vlerësuar që aktet e mësipërme që ligji i ka lejuar të zbatohen nga KPA janë të mjaftueshme, jemi në pritje të marrjes sa më të shpejtë të masave nga ana e drejtuesit së këtij institucioni, për ankimin tonë.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *