Subscribe

Plot surpriza ka mbërritur edhe ketë te premte spektakli i kërcimit ne Vizion Plus.

Nisi me ndërrimin e partnereve ne pistën e vallëzimit. produksioni i “Dancing with the stars” vuri ne prove konkurrentet, duke ndryshuar balerinët ashtu sikurse edhe ne mbrëmjen e natës shqiptare, por ketë here duke guxuar me ata qe kishin me shume debate mes tyre.

Kërcimet mes dy meshkujve edhe dy femrave ngjallen jo pak debat mes jurisë dhe konkurrenteve.

Mes etheve te eliminimit shtate konkurrentet e mbetur ne gare e patën jo pak te vështire ndërrimin e partnereve.

Jo pa habi e priten yjet edhe vendimin e produksionit per te dale ne sfide te gjitha çiftet.

Ndryshe nga sa formula kërkon nje te eliminuar, kete here juria e “Dancing with the stars” vendosi qe u vlerësuan me pak per kërcimet e tyre.

Te dy këto çifte do te dalin ne sfide natën e dhjete ne teatrin e kërcimit, per te larguar nga gara njërin prej këngëtareve.

E ndersa mbrëmja e nente nuk ndërpreu garen per asnjë nga konkurrentet, te tjera surpriza qe tejkalojnë formulën e eliminimeve dhe sfidave pritet te ndodhin premten e ardhme ne Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *