Sport
Roshi “shkëlqen” në Rusi, hyn si zëvendësues dhe shënon 2 gola në 8 minuta

Odise Roshi ka shkëlqyer ditën e djeshme me skuadrën e tij Akhmat Grozni.
Mesfushori kuqezi ka shënuar 2 gola në harkun kohor prej 8 minutash, edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli.
Reklamë
Mesfushori fierak hyri në lojë në minutën e 35-të të sfidës ndaj Volgograd dhe realizoi dopietë spektakolare.
Në minutën e 53-të, fieraku, me një kthesë fantastike brenda zonës, gjeti rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin Akhmat Grozni.
Gjithashtu 8 minuta më vonë ishte përsëri shqiptar, ai që me një goditje të bukur, përshëndeti rrjetën duke çuar shifrat në 3-1.
Më poshtë golat:
Vazhdo të lexosh
Reklamë




