Prej shumë kohësh është përfolur për një lidhje të mundshme mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkas ku më në fund duket se kemi një përgjigje.

Këngëtarja e hiteve të shumta ka pranuar se momentalisht është single dhe tepër e fokusuar tek puna e saj, por megjithatë ajo tha se se njeriu asnjëherë nuk mjaftohet edhe kur është në lidhje ose single.

“Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”.

Ronela ka gjithashtu gati këngën më të re të titulluar “Aventura”, të cilën ka premtuar se do jetë një super hit dhe ne po e presim me padurim.

“Kam 2 projekte mund të bëhen 3 dhe 4, por tani në mes të korrikut xhiroj klipin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *