Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo vazhdon të thyej rekorde një pas një në Ligën e Kampionëve, në garën më të madhe në botë për klube.

Atij i janë dashur vetëm 11 minuta ndaj Dortmundit, për t’u bërë lojtari i parë në histori që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve .

Portugezi ka shënuar dy gola në shtëpi dhe udhëtim ndaj Apoel, një në shtëpi dhe udhëtim ndaj Dortmund dhe dy në udhëtim dhe një në shtëpi ndaj Dortmundit, ndeshje e cila po zhvillohet akoma.

Për më shumë, Ronaldo ka barazuar Leo Messin me nga 60 gola në fazën e grupeve, por ka mundësi që ta kaloi, kur kanë mbetur edhe 45 minuta lojë të pjesës së dytë ndaj Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *