E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 55 minuta më parë
Sport

Ronaldo show dhe rekord, Hungaria bie në fund

Ilustrim · Vizion Plus

Tre gola në 6 minuta në fundin e sfides i kanë dhënë fitoren e parë në Europian Portugalisë.

 

Kampionia në fuqi e kontinentit luajti në Puskas Arena kundër Hungarise vendase në prani te 60 mijë tifozeve. Mirëpo, të zotët e shtëpise, pasi u mbrojten në mënyrë heroike, u dorëzuan në minutën e 84 pas një goli të Rafael Guerrero. Goli i goditi psikologjikisht vendasit, të cilët pësuan golin e dytë pak sekonda më vonë, gol i shënuar me penallti nga Ronaldo.

 

Ylli luzitan, dy minuta më vonë, shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Portugaline qe e nisi mbarë Euro 2020 në grupin F, ku janë edhe Franca e Gjermania. Ndersa Ronaldo i gëzohet rekordeve pasi jo vetëm qe po luan europianin e pestë, por u bë rekordmen edhe për golat e shënuar në Europiane, plot 11 duke superuar legjenden Platini.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh