Ronaldo është një makineri golash, por jo vetëm…
Ylli portugez është një nga ata futbolliste që I ka dhënë mundësi Juventusit të arkëtojë miliona euro. Ardhja e tij tke kamionet e italisë ka bërë që “zonja e vjeter” të nisë të vjele frytet e marketingut rreth emrit të tij. Mbledhja e fundit e bordit drejtues dhe asamblese se aksionereve ka nxjerr në pah shifra vërtet impresionuese në aspektin ekonomik. Shifra aktuale për këtë sezon futbollistik shkon në nivele rekord 621 milion euro. Janë ekzaktësisht 126 milion euro më shumë në raport me vitin e kaluar dhe 210 milion euro më shumë në raport me dy vite me parë. E gjitha sidomos sa I takon sezonit të fundit është produkt I asaj që prodhon në aspektin financiar, Cristiano Ronaldo. E gjithë kjo shumë e arkëtuar, zeron edhe shumën prej 464 milion euro të cilën harxhon në një sezon klubi bardhezi. Të gjitha shifrat e lartëpermendura e kthejnë Juventusin  në një nga klubet më të mëdha të tregut botëror te futbollit. E të imagjinosh që keto shifra janë 5-fishuar thuajse në raport me vitin 2010, kur bardhezinjte sapo kishin rimare veten nga Calciopoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *