Ronaldo e vendos: Nuk luaj më me Juventusin

Cristiano Ronaldo i jep fund aventures me Juventus.
Takimi mes agjentit të tij Mendes dhe klubitg bardhezi këtë të enjte nuk prodhoi asgjë konkrete, perkundrazi ndau perfundimisht palet. Mediat italiane shkruajne se Ronaldo i ka komunikuar drejtuesve se nuk deshiron më të luaj për “Zonjën e Vjetër’.
Por nga ana tjeter, Juventus nuk do ta leshojë yllin e vet pa fituar të paktën 30 milionë euro nga kartoni.
Mendes udhëtoi menjehere në Paris për të tentuar sistemimin e tij tek PSG, mirëpo kjo lëvizje doli huq pasi Presidenti Al Khelaifi hodhi poshtë këto zëra duke folur nga Stambolli , pjesmarrës në shortin e Champions League.
E kësisoj mundësia e vetme e Ronaldos është Manchester City, që të paktën referuar mediave angleze në orët në vijim do të ofroje 25 milione euro për kartonin e tij, vetëm 5 milionë euro diference me atë që kërkon Juventus.
Marrëveshja duket e mundshme duke parë vullnetin e forte te Ronaldos për të lëvizur nga kampionati Italian. Tek Manchester City ai mund të firmosë një kontrate dy-vjecare me nje fitim neto prej 25-30 milione euro në sezon.




