Cristiano Ronaldo është duke u përgatitur për Kampionatin Europian, që është i gjashti ku merr pjesë gjatë karrierës së tij.

Duke folur për mediet në prag të nisjes së Kampionatit Europian, Gjermani 2024 Ronaldo theksoi se kombëtarja portugeze ka shumë talent dhe ka një mundësi të mirë për të triumfuar.

“Jam krenar që jam lojtari i parë që ka luajtur gjashtë turne evropiane. Jam i emocionuar për këtë sepse tregon jetëgjatësinë e karrierës sime.

Jam i lumtur dhe ndihem i privilegjuar që jam këtu për të ndihmuar ekipin kombëtar të arrijë objektivat dhe natyrisht të përpiqem të shkojmë përpara dhe të fitojmë, që është qëllimi ynë kryesor.

Unë besoj se kjo skuadër do t’u sjellë shumë gëzim tifozëve portugezë.

Për mendimin tim, brezi më i mirë i lojtarëve është gjithmonë ai që fiton (trofetë). Shpresoj që kjo kombëtare të fitojë Europianin sepse është një ekip me talent të madh”,-deklaroi Cristiano Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *