E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ronaldo mund sërish Messin, shpallet më i miri në botë

Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka arritur argjentinasin, Lionel Messi, duke e fituar për të pestën herë çmimin për lojtarin më të mirë në botë këtë vit nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).

 

Në ceremoninë e mbajtur mbrëmë në Londër, pas Ronaldos, që është edhe anëtar i kombëtares së Portugalisë, është plasuar Lionel Messi, ndërsa në vendin e tretë gjendet braziliani, Neymar da Silva Santos, raporton REL.

 

Kështu Ronaldo, 32 vjeçar, për të dytën herë me radhë u shpall futbollisti më i mirë në botë nga FIFA, pasi këtë titull e kishte fituar edhe vitin e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë