Ende nuk ka nisur te rrotullohet si duhet karruseli i merkatos se futbollisteve megjithatë shume gjera varen nga tre katër emra dhe mes dy tre klubeve. Ne qendër te vëmendjes eshte lëvizja e mundshme e Kristiano Ronaldos nga Reali ne drejtim te Manchester United. Kjo do te sillte nje efekt domino ne disa lëvizje te tjera. Se pari ne largimin e Kilian Mbappe nga Monako te Madrilenet. Megjithëse palet presin ende, futbollisti ka fshire nga llogaria e tij ne tuitter klubin aktual te monakos. Edhe trajneri Jardim është shprehur pesimist per qëndrimin e lojtarit ne Principate, me te miret gjithnjë largohen ka thene ai. Por Mbape te Reali nuk do te zgjidhte nje largim te mundshëm te Kristiano Ronaldos, por do te ishte nje investim per te ardhmen. Per te zëvendësuar Ronaldon, Reali ka gati nje pakete financiare plot 250 milionë euro qe do te përfshinte edhe afrimin ne Spanje te Eden Hazard nga Chelsea. Belgu do te zëvendësonte portugezin ne te majte dhe nuk do te prishte pune ne strukturën aktuale te skuadrës.

 

Gjithsesi nje gje është e sigurt, lëvizjet do te varen nga Kristiano Ronaldo. Nga ana tjetër, nje largim 80 milionësh eshte thuajse i sigurt nga Reali. Alvaro Morata u ka bere te qarte miqve te afërt se kalimi nen urdhrat e Mourinjos është pune e kryer dhe se çdo gje mbyllet pas kthimit nga pushimet. Kjo jo vetëm do te lehtësonte organiken madrilene, por do te derdhte ne arka edhe nje shume te konsiderueshme qe do te përdorej ne blerjet e reja. Marrëdhëniet mes klubeve qe luajnë edhe finale e superkupes se europes ne Shkup kete vit, nje ekskluzivitet i Vizion Plus dhe Tring mund te përfshijnë edhe nje pakete me te gjere shitblerjesh apo shkëmbimi.

 

Nëse Ronaldo ben te qarte se dëshiron rikthimin ne Manchester, atëherë ne loje mund te hyje edhe portieri De Gea qe dëshirohet aq shume ne Madrid. Ne nje rast te tille edhe Alvaro Morata mund te merrte tjeter vlere me kalimin e tij te djajtë e kuq, pse jo edhe te tjerë lojtare te pakënaqur me qëndrimin ne stol te Reali. Eshte ende heret, sapo kane nisur pushimet per disa prej lojtareve qe mund te ndikojnë ne merkaton verore europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *