Kristiano Ronaldo nuk është vetëm një ndër futbollistët më të mirë të dekadave të fundit, por edhe njeriu i rekordeve.

 

Ditën e sotme Ronaldo ka luajtur ndeshjen e 1200 zyrtare në karrierën e tij.

 

Për këtë ditë të veçantë dhe rekord të ri personal, Ronaldo nuk ka harruar t’i bëjë dhuratë vetes, me mënyrën më të mirë që ai di të bëjë, atë të shënimit të golave.

 

Në ndeshjen e sotme që Al Nasr luajti kundër Al Rijad, ishte pikërisht portugezi ai i cili shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij në minutën e 33-të të sfidës.

 

SHIH VIDEON

 

Më pas, në shtesën e pjesës së parë, ai dha asistin për golin e dytë të Otavios, duke bërë të qartë rrjedhën që do merrte ndeshja, e cila u mbyll me shifrat 4-1 për klubin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *