Real Madrid dhe Bayern i Mynihut hodhën hapa te sigurt drejt kualifikimit për ne gjysme finalet e Champions League.

 

Rezultatin me te pastër e arritën madrilenët te cilët mposhten 3 me 0 ne Torino Juventusin, fale një paraqitje te shkëlqyer te Cristiano Ronaldos. Portugezi realizoi dy gola duke vendosur edhe rekordin e ri ne Champions ku ka shënuar ne 10 ndeshjet e fundit radhazi.

 

Ronaldo kaloi Realin qe ne minute e trete ne avantazh, por Juventus reagoi mire duke qene afër barazimit ne dy-tre raste me Dibal dhe Iguajin. Megjithatë Ronaldo vazhdoi te ishte një kërcenim i madh për te zotet e shtëpiese pasi ne minutën e 38 goditi edhe tranversen.

 

Edhe ne pjesën e dyte, Juventus kreu volum loje por u detyrua te dorëzohej edhe njëherë tjetër përballë bomberit portugez i cili ne minute e 64 realizoi një supergol me rafishate, një gol qe praktikisht mbylli ndeshjen, aq me tepër qe vetëm një minute me vone Di Bala mori kartonin e dyte te verdhe duke e lenë Juventusin me 10 lojtare.

 

Ne 25 minutat e fundit ndeshja foli vetëm për spanjollet te cilët jo vetëm qe shënuan golin e trete me Marselon, por patën edhe një mori rastesh te mira me Ronaldon dhe Kavacic te pashfrytëzuara nga skuadra e Zidane.

 

Megjithatë ndeshja e kthimit ne Bernabeo duket thjesht një formalitet.

 

Shume e rëndësishme edhe fitorja e Bayerit 2 me 1 ne Andaluzi kundër Seviljes. Spanjollet ishin shume agresiv ne pjesën e pare dhe pas një rasti te pastër te Saravija, ishte po ky lojtar  qe kaloi ne minute e 31 skuadrën e tij  ne avantazh. Bavarezët i barazuan shifrat 6 minuta me vone ne një episode ku patën shume fat, pasi Ridberi provoi te fuste një top ne zone dhe Navas e devijoi topin ne portën e tij.

 

Ne pjesën e dyte ndeshja ishte dhe me e hapur dhe Bayern qe iu afrua golit ne disa raste, gol te cilin do ta gjente ne minute e 68 pothuajse ne te njëjtën mënyrë si ne pjesën e pare.

 

Pas tentativës  se Alkantares, prekja e fundit e topit ishte ajo e mbrojtësit vendas Eskudero. Megjithe përpjekjet e Seviljes gjermanet arritën te mbrojnë këtë fitore te çmuar. Takimet u transmetuan ekskluzivisht ne Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *