Sulmuesi portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka vazhduar të mos tregohet aspak modest, kësaj radhe duke shkuar edhe më larg: “Jam lojtari më i mirë në histori të futbollit”.

Jo shumë kohë më parë Ronaldo tregoi arrogancën e tij, duke e cilësuar veten si futbollistin më të mirë në 20 vitet e fundit.

 

Ronaldo ka folur për revistën franceze “France Football”, e cila të enjten mbrëma ia ndau Topin e pestë të Artë në karrierë, duke e barazuar me argjentinasin Lionel Messin.

 

“Është një moment shumë i bukur. Për pjesën tjetër flas në kohën e duhur”, ka theksuar portugezi.

 

Portugezi, i cili është në ballinën e “France Football” këtë javë, pasi e fitoi Topin e Artë, thotë: “Jam lojtari më i mirë në histori të futbollit”.

 

Për pranimin e trofeut për më të mirin në Kullën Eiffel, ai ka thënë: “Është përvojë e jashtëzakonshme, është paksa ftohtë por përvojë e mrekullueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *