E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ronaldo gëzon juventinët, i thotë “jo” Portugalisë

Cristiano Ronaldo I thotë “jo” Portugalisë për Juventusin.

 

Ylli I skuadrës bardhezi refuzoi grumbullimin e me kombëtaren e vendit të tij në kuadër të takimeve të Ligës së Kombeve, vetëm për të qëndruar në Torino për tu stërvitur fort duke shfrytëzuar kështu pauzen e ekipeve kombëtare.

 

Reklamë

Ronaldo shpreson të kapë formen më të mirë në vigjilje edhe të nisjes së fazës së grupeve të Uefa Champions League në mesin e muajit shtator, kompeticion që është edhe objektivi I madh I klubit Italian.

 

Në këtë mënyre Portugalia do të jetë pa kapitenin dhe yllin e vet në takimin miqësor të 7 shtatorit kundër Kroacisë por ka lajme të mira edhe për Italinë pasi, bomberi I Juventusit nuk do të jetë as në sfiden që Portugalia do të luajë kundër axurreve me 10 shtator në Lisbonë në sfiden e parë të Ligës së Kombeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë