Kristiano Ronaldo dëshmoi para gjykatës Pozuelo De Alarcon ne periferi te Madridit per rreth 60 minuta, ne gjyqin ku ai akuzohet nga shteti spanjoll per evazion fiskal me 14.7 milion euro.

 

Sipas prokurorisë spanjolle, ylli i Real Madrid e ka fshehur këtë shumë në parajsat fiskale nga viti 2011 deri në 2017, duke shmangur kështu pagesën e taksave. Mbi bazën e këtyre akuzave, sulmuesi i mirënjohur portugez nëse shpallet fajtor rrezikon të dënohet nga 21 muaj deri në 7 vjet burg.

 

Për seancën e radhës gjyqësore ndaj Ronaldos pati një interes të jashtëzakonshëm nga mediat, të cilat prisnin jashtë godinës, por kampioni portugez mbërriti me një makine me xhama të zi, e cila për të shmangur kamerat dhe fotografet u fut direkt ne parkingun e nëndheshëm të gjykatës. Më pas dëshmia para trupës gjyqësore për afro 1 orë. Ishte parashikuar që Ronaldo të fliste për mediat pas dëshmisë, por nuk ndodhi kështu pasi ai u largua shpejt me makine. Më pas u njoftua se në mbrëmje do të ketë një komunikate për shtyp nga përfaqësuesit ligjor të portugezit.

 

Ronaldo është pak a shumë në të njëjtat rrethana ku akuzohej edhe Messi i cili u dënua me 21 muaj burg, e cila u konvertua në gjobe 2 milion euro. Akuzat për fshehjen e pasurisë me qellim mos pagimin e taksave sipas mediave spanjolle, e kanë irrituar aq shumë Ronaldon saqë ka marrë në konsideratë edhe një largim të mundshëm, megjithëse klubi madrilen nuk do ta pranonte kurrsesi këtë zgjidhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *