Senatori amerikan Ron Johnson, viziton Shkupin, në prag të referendumit të 30 shtatorit, ku qytetarët do të vendosin pro ose kundër marrëveshjes së emrit me Greqinë.

 

Johnson, një nga bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe zyrtarë të lartë të vendit. Më pas ai do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të Greqisë, Serbisë dhe Kosovës.

 

Edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ministri i punëve të jashtme i Luksemburgut Zhan Aselborn dhe kancelari austriak Sebastian Kurz,vizituan Shkupin. Ata i bënë thirrje qytetarëve maqedonas të votojnë pro referendumit, si rruga e vetme për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *