E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Romney: Trump shkaktoi rrëmujë në gjithë botën

Ish-kandidati presidencial i republikanëve në Shtetet e Bashkuara dhe senatori i ardhshëm nga shteti Utah, Mitt Romney, ka sulmuar ashpër Donald Trump.

 

Në reagimin e tij Romney ka thënë se Trump  ka shkaktuar “rrëmujë” në të gjithë botën, ku ndër të tjera ka theksuar se ai nuk është rritur me “rritur në mantelin” e presidencës.

 

Reklamë

Përmes një shkrimi të publikuar në gazetën Ëashington Post, Romney tha se fjalët dhe veprimet e Trumpit kanë shkaktuar drojë gjithandej.

 

Gjithashtu ai ka theksuar se do ta mbështesë presidentin në politikat që mendon se janë në interes të shtetit Utah dhe SHBA-së në përgjithësi, por foli kundër veprimeve që janë “ndarëse, raciste, seksiste, anti-migrante, të pandershme ose shkatërruese për institucionet demokratike”.

 

Megjithatë Romney, ka lavdëruar disa politika të Trumpit, përfshirë reformën në taksa dhe emërimin e gjykatësve konservatorë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë