Subscribe

Nga sot Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri. 61 këshilltarët e zgjedhur në 14 maj u betuan sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit.

 

Kryetare e Keshillit Bashkiak te Tiranes u zgjodh, Romina Kuko.

 

Ajo u propozua nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji.

“Romina Kuko ka përfunduar studimet për Psikologji në Universitetin e Shefildit , ku është diplomuar me titullin Honors. Ajo ka një eksperiencë të spikatur 17-vjeccare, në sektorin e sigurisë ku veçojnë angazhimin e saj pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e NATO-s, 8 vjet në OSBE dhe që nga 2017 zv. Ministre e Brendshme. Ajo ka shërbyer me profesionalizëm në Këshillin Bashkiak 2019-2023 dhe është aktiviste e kauzave sociale”, tha Salianji.

 

PS ka shumicen e Keshillit Bashkiak ne Tirane me 34 nga 61 Keshilltare ne total.

 

15 Keshilltare i takojne koalicionit “Bashke Fitojme”,  PD 4, PSD 3, PR 1, LZHK 1, PDIU 1, Nisma Thurje 1 si dhe Lëvizja Sot 1.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *