Subscribe

Skena e Teatrit të Operas dhe Baletit pushtohet këtë javë nga lufta mes Kapuletëve e Montegëve. Mes tyre edhe një dashuri e pamundur, ajo e Romeos dhe Zhuljetës.
Duartrokitjet që vlerësuan artistët më në zë të këtij teatri, punën regjisoriale të turko-zviceranes Aylin Bozok, por edhe dirigjimin e Elda Laros që u rikthye në TKOB nga Gjermania, priten sërish në skenën e madhe të këtij institucioni. Këtë herë, dirigjenti i orkestrës do të jetë Edmond Doko, ndërsa në rolin e Romeos që interpretohej nga mezosopranoja Vikena Kamenica vjen Ivana Hoxha. Edhe Zhuljeta në këtë shfaqje që pret të rinjtë e Teatrit të Operas dhe Baletit vjen e interpretuar nga Enkelejda Kamani, një nga fitueset e çmimit ndërkombëtar Marie Kraja. Të dyja vajzat që do të përcjellin këtë histori dashurie, janë vlerësuar nga artistët si e ardhmja e këtij institucioni dhe cilësuar si zërat e rinj më të mirë nga masterclaset e zhvilluar në TKOB nga Ermonela Jaho e ndërkombëtarët. Të rinjtë e presin publikun në data 19 dhe 20 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *