E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

“Romeo dhe Zhuljeta” shfaqje në teatër

Histori dashurie në kohë lufte, urrejtje dhe hakmarrjesh keni dëgjuar shpesh, por si kjo që sjell në skenë Serbia dhe Kosova në Tiranë, jo. Një Romeo dhe Zhuljeta tërësisht ndryshe, që flasin në serbisht dhe shqip njëkohësisht, duke universalizuar gjuhën e dashurisë. Romeo i interpretuar nga aktori i Prishtinës Tristan Halilaj në këtë shfaqje flet shqip, ndërsa Zhuljeta serbisht. Të tillë janë të gjithë aktorët e kësaj trupe që ka mbërritur këtë të martë në Tiranë. Për regjisorin Miki Manojllovic formimi i kësaj trupe ishte i vështirë, ashtu sikurse edhe koncepti regjisorial i shfaqjes me aktorë që interpretojnë në dy gjuhë të ndryshme. Por fryma pozitive e sjelle për këtë trupë artistësh, u prish paksa kur në Teatrin Kombëtar ikën dritat. “Romeo dhe Zhuljeta” ngjitet ne skene mbrëmjen e të martës dhe të mërkurës.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë