E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Romelu Lukaku vishet zikaltër, belgu firmos me Interin

Inter ka arritur të realizojë goditjen e madhe të merkatos së verës duke rrëmbyer sulmuesin belg të Manchester United, Romelu Lukaku.

 

Sulmuesi 26 vjeçar zbriti mbrëmjen e të mërkurës në “Malpensa”, ku u prit nga një numër i madh tifozësh të interit përpara se t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

 

Reklamë

Lukaku do të nënshkruaj një kontrate 5-vjeçare me zikaltrit ndërsa këta të fundit do t’i paguajnë Manchester Unided shifrën e 80 milion eurove, shifër, që është më pak se ajo që djajte shpenzuan dy vite më parë për transferimin e tij nga everton.

 

Ssa i takon kontratës, Lukaku do të përfitojë 8.5 mln euro në vit ndërsa pritet që të jetë një pikë referimi për zikaltrit pasi transferimi i tij ka qenë një dëshirë e teknikut Antonio Konte.

 

Me nënshkrimin e marrëveshjes inter përveçse ka arritur që të finalizojë objektivin e madh të kësaj merkatoje ka arritur që të mposhtë edhe rivalët e përjetshëm të Juventus, të cilët ishin vënë në kërkim të shërbimeve të sulmuesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë