Subscribe

Nje tjetër tronditje akoma me e forte per Federatën Shqiptare te Peshëngritjes. Romela Begaj ka rezultuar pozitive ne testin andidoping pas kampionatit botëror te peshëngritjes te zhvilluar ne Anahaim te Kalifornisë.

 

I kontaktuar nga Vizion Plus, trajneri i Begaj, Gazmend Akcani ka deklaruar se nuk ka asnjë lajm zyrtar te ardhur ne zyrat e federatës apo te vete peshëngritja nga Federata Botërore, ndërsa keto jane zëra dashakeq qe kërkojnë te dëmtojnë vete sportisten. Ai beri thirrje per te pritur me qetësi përgjigjet zyrtare, ndërsa do te flase ne nje moment te caktuar

 

Ndërkohe edhe nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes konfirmojnë se ende nuk është marre nje shkrese zyrtare nga Federata Botërore, ndërsa besojne se Romela Begaj eshte e pastër dhe do t’i shkohet deri ne fund kësaj çështje per te mbrojtur punën e peshëngritëses.

 

Romela Begaj ne kampionatin botëror arriti te fitonte medaljen e arte ne stilin e shkëputjes ne peshën 69 kg dhe te argjendin ne dy garesh. Ne rast se do te zyrtarizohet kjo do te jete hera e dyte qe Begaj rezulton pozitive pas vitit 2014 kur kishte përdorur substance stanozonol.

 

Federata Shqiptare e Futbollit ka disa precedentë ku peshëngritësit e saj kane rezultuar pozitiv ne testin antidoping, ndërsa edhe nje skandal tjetër do te thote përjashtimin e saj nga aktivitetet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *