Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ka qene paraditen e së enjtes në ambientet e Parlamentit. Mësohet se përfaqësuesja e Brukselit ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, me të cilin ka biseduar për rreth 30 minuta mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe nevojën e miratimit të saj. Takimi është kërkuar nga vete diplomatja Vlahutin. Pas largimit nga godina e kuvendit, ambasadorja Vlahutin, nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat. Ditët e fundit ambasadorët e SHBA dhe be kanë intensifikuar kontaktet me deputetët dhe faktorë të rëndësishëm parlamentar, me qëllim bindjen e tyre për votimin më 21 korrik të reformës në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *