Napoli  bëri një tjetër ndalese që mund ti kushtojë rëndë në garën për titullin kampion.

 

Një gol i El Sharuit në minutën e 91, bëri që sfida në “Maradona” të ndahej në barazim 1 me 1, një rezultat i dëmshëm në fakt për të dyja ekipet, pasi edhe Roma dështoi në tentative për t’iu afruar Juventusit në garën për vendin e 4.

 

Sfida nisi shumë mirë për vendasit që fituan një 11-metërsh, falë edhe sistemit VAR, kur Lozano u rrëzua në zonë nga Ibanjez.

 

Nga pika e bardhë e penaltisë ai që realizoi ishte kapiten Insinje. Roma vuan edhe goditjen psikologjike dhe rrezikoi të merrte në dy raste një tjetër gol, por Osimhen dhe Lozano nuk ia dolën dot mbanë. I vetmi rrezik i miqve erdhi në këtë fraksion pas një goditje të Pelegrinit, që u devijua në fund nga Osimhen.

 

Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtën histori, Napoli më kërkues, ndërsa Roma provoi të ishte e rrezikshme në kundërzbritje, Abraham dhe Mancini i shkojnë afër barazimit, ndërsa Napoli përgjigjet me dy gjuajtje nga jashtë zonë të Zielinskit dhe Elmas.

 

Në fund Roma shtoi presioni dhe ia doli të shënoje me anë të El Sharauit, duke bërë të heshtin napolitanët.

 

Tani distance nga Milani kryesues është 4 pikë, shumë me e vështirë për titullin për të mos thënë e pamundur, aq më tepër që Inter ka një ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *