Roma ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat duke mposhtur në shtëpi Napolin me shifrat 2 me 1.

 

Zaniolo në minutën e 19 të pjesës së parë me një gjuajtje të bukur në kufijtë e zonës arriti të gjente trekëndësin e majtë të portierit Meret, duke mos I dëhnë mundësi këtij të fundit që të reagonte në kohë.

 

Por të besuarit e Ancelotit treguan se nuk ishin në formën e tyre më të mirë pasi ndihmuan romanët që të kalonin sërish në avantazh. Në minutën e 56 Veretout dyfishoi shifrat nga pika e bardhë pas një prekjeje me dorë nga ana e mbrojtësve të Napolit.

 

Gabim ky që përsërit për herë trë dytë nga ana e lojtarëve të Napolit, të cilët I shkaktuan dhe në pjesën e parë një penallti, por që Kolarov nuk u tregua I saktë pasi u ndal nga portieri Meret.

 

U desh minuta e 72’ që napoletanët të ngushtonin shifrat me Milik por që nuk  patën reagimin e duhur për të barazuar shifrat.

 

Me këtë fitore Roma renditet momentalisht në vendin e tretë me 22 pikë, një më shumë se Atalanta që do të luaj të dielën me Cagliarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *