Nuk rreshtin surprizat e paketës tring ne këto dite te nxehta vere per te gjithë te apasionuarit e futbollit. Deri ne nisje te Champions Ligës per sezonin 2016-2017 skuadrat me prestigjioze te globit janë te angazhuara ne turne miqësore anembanë globit apo ne takime miqësore ne fusha,ku rralle luhet futboll siç ishte rasti i miqësores se transmetuar ne Tring Liverpol – Roma. Ndeshja u luajt ne Bush Stadium te St Luisit ne Misuri ku përpara rreth 47 mije shikuesve luan ndeshjet e saj skuadra e bejsbollit St Luis Cardinals. Ne ndeshjen e transmetuar ne Tring skuadrat kane gjetur golin qe ne pjesën e pare. Fillimisht ishte boshnjaku Edin Xheko qe shfrytëzoi mjaft mire nje top te gjate te Salah dhe e kontrolloi ne mënyre perfekte dhe e goditi nga jashtë zonës, duke e çuar ne rrjetën e portierit Alison te Liverpulit. Por pikërisht atëherë kur Roma mendonte te shkonte ne dhomat e zhveshjes Liverpool këmbëngul nga e majta dhe nje kombinim Firmino Milner sjell nje goditje këndi ne kohen shtese te pjesës se pare. Topi pas disa stacioneve përfundon te Ojo qe me koke e çon ne rrjete dhe skuadrat e mbyllin pjesen e pare ne barazim 1-1. Ne te dytën romanet janë me kembengules dhe arrijnë ti finalizojnë aksionet e tyre pas nje rrëmuje ne zonën e Liverpul ne minutën e 63 kur Salah çoi ne rrjete nje top te kthyer nga portieri Alison pas nje gjuajtjeje me koke te Xhekos. Me pas edhe per shkak te zëvendësimeve te shumta nuk ka me histori Roma fiton ndaj Liverpulit 1-2 ne St Luis Misuri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *