Roma i ka dhene nje leksion te vërtete futbolli Napolit teksa e ka mundur kete te fundit 3 me 1 ne shtëpinë e vet ne sfidën hapëse te javës se 8 te kampionatit Italian. Verdhekuqte kane qene perfektë ne shfrytëzimin maksimal te rasteve te veta ndryshe nga Napoli qe pavarësisht se krijoi volum loje, nuk arriti te jete rrezikshmëri te larte ne zonën kundërshtare e per pasoje edhe te shënoje gola. Ne pjesën e parë golin e vetme e shënoi Xheko në një aksion ku Kulibali gaboi rende ne mbrojtjen vendase. Në fillim të pjesës së dytë sulmuesi boshnjak shënoi sërish me koke, por Napoli u rikthye ne loje shumë shpejt me anë të Kulibalit. E megjithatë në të 85 mendoi Salah ne kundërsulm për t’i dhënë tre pikët e arta Romes që ngjitet ne vendin e dytë sipër, Napolit dhe pas krahëve të Juventusit. Ne Gjermani, Bajerni i Munihut nuk ka mundur te përfitoje nga ndalesa e Dotrmundit teksa edhe vete bvarezet barazuan 2 me 2 ne transferte me Ajtraht Frankfurt. Arjen Roben dhe Xhoshua kimish kaluan dy herë në avantazh skuadrën e Karlo Ancelotit një herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytë, por në të dyja rastet të zotët e shtëpisë barazuan rezultatin me anë të Huzhti dhe Fabian megjithëse luajtën me 10 lojtare, pas minutës se 64. Bajerni tashmë ka 17 pikë si gjithnjë ne vendin e parë, 4 më shumë sesa Dotrmundi, por ndjekësi më i afërt i bavarezve është Kelni që vazhdon të befasoje. Modeste ishte heroi i vendasve me dopieten e tij qe e mban Kelnin dy pike larg Bajernit. Mergim Mavraj ishte serish nje pike kyçe ne mbrojtjen e Kelnit. Manchester City u ndal serish ne javën e 8 te Premier League, kete here ne nje barazim te pabesueshëm 1 me 1 ne shtepi kundër Everton. “Qytetaret” kane krijuar nje mal me mundësi per ta fituar takimin por dy 11-metersha te gabuar nga De Brojne dhe Aguero dhe superpritjet e Stekelenburg nuk i dhanë tre piket skuadrës së Guardioles. Ne pjesën e parë me gjithë dominimit ne mbajtje e topit, mundësia më e artë për vendasit ishte ajo e Elgut Do Brojne që gaboi në minutën e 43 nje gjuajtje nga pika e bardhe e penalltisë. Në pjesën ë dytë teksa pritej goli i skuadrës së Guardioles, ishte Lukaku që befasoi duke kaluar Evertonin ne avantazh. 6 minuta më vonë nje tjetër penallti e fituar nga të zotët e shtëpisë u gabua nga Kun Agueuro, pak ditë pasi argjentinasit kishte humbur penallti edhe me kombëtaren. Por 2 minuta më vonë mendoi Nolito për të shmangur humbjen e Man Cityt që kryeson tashmë kampionatin me 19 pikë së bashku me Arsenalin që fitoi mes drithërimash 3 me 2 kundër Suonsi. Dopiet e Walcott dhe goli i Oozil që i çoi shifrat deri ne 3 me 1 duket sikur e mbyll;en para kohe këtë ndeshje, por shkurtimi i rezultatit nga Baston ne minutën e 66 ne 3 me 2 dhe dalja me të kuq e Granit Xhakes në minutën e 70 frikësuan shumë tifozët vendas deri në vershellimen e fundit. Me herët, Chelsea kishte mposhtur 3 me 0 kampionet ne fuqi të Leicester.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *