4 gola për 1 pikë në ” Olimpiko” .  Roma dhe Interi e mbyllën në paqe sfidën e vlefshme për javën e 17 të kampionatit italian . Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Romën që në  minutën e  17 kaloi në avantazh me anë të   Lorenco Pelegrini duke mbyllur pjesën e parë me fitoren minimale.

Ndërsa në fraksionin e dytë , gjithcka foli për zikaltërit të cilët përmbysën shifrat.

Në minutëne 56 Skrinjar vendosi baraspeshën dhe rihapi dhe një herë sfidën.

Pas kësaj zikaltërit morën zemër dhe realizuan golin e dytë me Hakimin. Megjithatë, verdhekuqtë reaguan sërish dhe shënuan me mbrojtësin Mancini në minutat e fundit  duke siguruar kështu vetëm një pikë nga ky takim .

Pas këtij barazimi, Roma mbetet ne vendin e tretë me 34 pikë ndërsa  Interi ruan vendin e dytë me 37 pikë , 3 larg Milanit kyresues i cili bëri sërish detyrën mbrëmjen e të dielës përballë Torinos .

Kuqezinjtë fituan me shifrat 2-0 në shtëpi për të dhënë dhe një herë sinjalet e qarta se edhe pas asaj humbje ndaj Juventus janë sërish aty për titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *