E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Roland Tasho sjell ekspozitën “Notre-Dame, një vështrim fotografik”

Fotografi Roland Tasho ka çelur ekspozitën e tij të titulluar “Notre-Dame, një vështrim fotografik” këtë fundjavë në qytetin e  Korçës.

 

Reklamë

Krijimtaria e tij më e fundit prej 48 punimesh u ekspozua në zonën këmbësore të qytetit.

 

Tasho pas një qëndrimi disa mujor në Paris ku ka fiksuar momente shprehëse edhe nga Katedralja Notre-Dame, solli për herë të parë nga Korça atë që ai e quan si kujtesë botërore dhe historike për objektin famshëm të kryeqytetit francez.

 

Ambasadorja franceze në Tiranë Christina Vasak e pranishme në këtë ekspozitë e vlerësoi aktivitetin si shprehje e mardhënieve kulturore të vendit të saj me Shqipërinë dhe specifikisht me qytetin e Korçës.

 

Krahas saj, edhe kryetari I bashkisë Korçë Sotiraq Filo e cilësoi hapjen e kësaj ekspozite fotografike me autor Roland Tasho si ngjarje artistike për qytetin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë