E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Roland Milo pranon vrasjen e shokut të tij Sokol Rama

Roland Milo, i arrestuari i djeshëm në Vaqarr nga Policia e Gjirokastrës i akuzuar për vrasjen e Sokol Rameë, ka pranuar krimin.

 

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Milo ishte zënë ngushtë me prova të pakundërshtueshme të servirura nga Policia e Gjirokastrës si arma me të cilën u krye vrasja si dhe rrobat e trupit të viktimës.

 

Reklamë

Rrjedhimisht ai e ka pranuar vrasjen e shokut të tij Sokol Rama duke ekzekutuar me armë zjarri tip automatik model 56.

 

Të dy personat dyshohet se ishin të implikuar në transport droge, ndërsa në kohë kur Rama ishte larguar nga banesa, mbante me vete dhe një shuymë prej 10 mijë eurosh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë