E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Roja bie nga lartësia e pallatit dhe gjen vdekjen

Një 63-vjeçar gjeti vdekjen paraditen e kesaj të shtune në Sarandē.

Viktima punonte si roje në një pallat.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i 15, një kat më poshtë!

Fatkeqesisht shtetasi me iniciale H.I., ka gjetur vdekjen.

Reklamë

Njoftimi i policisë:

Në datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë