E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rodri mund të humbasë sezonin, media spanjolle shkruan për një dëmtim të rëndë

Lajme jo të mira për Rodrin, pasi frika e dëmtimit të tij duket se konfirmohet. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, do të konfirmohen shenjat më të këqija për mesfushorin spanjoll të Manchester Cityt, pasi testet që iu nënshtrua në Mançester treguan një këputje të ligamentit në gjurin e djathtë. ESPN gjithashtu konfirmoi informacionin.

Diagnoza përfundimtare do të dalë pas disa orësh, kur lojtari të kalojë testet përfundimtare në Spanjë. Rodri aktualisht po udhëton drejt Madridit për t’iu nënshtruar një testi tjetër për të konfirmuar dëmtimin e rëndë.

Reklamë

Nëse konfirmohet dëmtimi, siç duket, Rodri do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Rodri u dëmtua në minutën e 16-të të pjesës së parë të barazimit 2-2 të djeshëm me Arsenalin në Etihad. Më në fund, 24 orë më vonë, fillon të konfirmohet se dëmtimi mund ta mbajë jashtë për të gjithë sezonin. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë